BEHET FJALE PER ANIJEN “BLU SKY” ME FLAMUR MOLDAV.Një tjetër anije ka lëshuar alarmin SOS në brigjet e Korfuzit, ndërsa në bordin e saj ndodhen 700 persona. Lajmi është bërë publik nga mediat greke.
Behet fjale per anijen “Blu Sky” me flamur moldav, me destinacion Kroacinë e cila ka dhene sinjalin SOS rreth ores 09:44 ndersa dyshohet qe ne bordin e saj te kete burra te armatosur.Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara në anije dyshohet se ka persona të armatosur, ndaj është dhënë edhe sinjali SOS, që nënkupton kërkimin e ndihmës.Informacionet jane ende te paqarta, por mendohet qe te behet fjale per nje anije ne te cilen mund te jene klandestine. Anija është në ujërat ndërkombëtarë.Kanë qenë autoritetet italiane të cilat kanë kapur të parat sinjalin e më tej kanë njoftuar autoritetet greke për rrezikun në anije.