Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata, njoftuar gjatë të premtes Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo është vlerësuar si një hap efektiv në shtimin e sigurisë nga njohës të kësaj fushe, derisa të nevojshëm e konsiderojnë edhe mbajtjen e trajnimeve specifike.Gjatë së premtes arriti ngarkesa me armë të tilla, me të cilat do të pajiset secila njësi e Policisë.

“Pajisja me armë të tilla ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Po të kishte Policia e Kosovës armë të tilla për të gjitha patrullat po besoj e do menaxhoheshin më mirë situata e grabitjeve dhe ato të ngjashme që kanë ndodhur në të kaluarën e afërt”, ka deklaruar njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi për sigurimin e armëve, nuk e tregoi sasinë e tyre. Informacione të tilla nuk ka dhënë. Gjatë reagimit në disa raste të plaçkitjeve së fundmi, sikur ai i grabitjes në argjendarisë në Suharekë dhe bankomatëve në Ferizaj, patrullat policore janë sulmuar me armë zjarri.

Artikulli paraprakBE ZBULON NËSE DO TË KETË TAKIM KURTI-VUÇIÇ NË DAVOS TË ZVICRËS
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET BANESA NË BLINISHT TË LEZHËS