AXHENDA KRYESORE E DISKUTIMEVE ÇËSHTJET E ENERGJISË. Një ditë pas largimit të Papa Françeskut nga Turqia, vendin do ta vizitojë Presidenti rus, Vladimir Putin. Edhe pse fillimisht takimi ishte klasifikuar në protokollet si “vizitë pune”, të premten ai u ngrit në nivelin e “vizitës shtetërore”.Në krye të axhendës pritet të jenë çështjet e energjisë, ku do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Putinit dhe Presidentit turk, Rexhep Erdogan.

Rusia është furnizuesi kryesor energjitik i Turqisë dhe partneri i dytë më i madh tregtar, pas Gjermanisë.Megjithatë, të dy vendet ndahen thellësisht për çështjet e sigurisë, si aneksimi i Krimesë dhe lufta në Siri.Erdogan e ka kritikuar gjithmonë ashpër mbështetjen e Rusisë për Presidentin sirian, Bashar al-Asad, ndërkohë që Turqia mban lidhje të forta me minoritetin mysliman në Krime.Megjithatë, të dy vendet nuk mund t’i shmangen bashkëpunimit ekonomik dhe ky takim pritet të vendosë bazat për objektivin kryesor për të çuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve në 100 miliard dollarë në vit, deri në vitin 2020, ndërkohë që momentalisht shkëmbimet tregtare janë në kuotën e 30 miliardë dollarëve.

Artikulli paraprakPROKURORIA, PERBALLE SFIDAVE TE 2014-tes
Artikulli tjetërPAPA: ISLAMI NUK PËRFAQËSON TERRORIZMIN