Pas Parisit, një nga qytetet që janëparalizuar si pasojë e sulmeve të nëntorit kur u vranë 130 veta, është edhe Brukseli.
Mbrëmjen e djeshme është ndërmarrë një aksion I madh me synimin e goditjen e një grupi terroristësh të vendosur në njërën nga shtëpitë e zonës të quajtur Forest. Gjatë aksionit ka mbetur I vrarë nga snajperi njëri prej të dyshuarve për sulmet në Paris, por jo Salah Abdeslam, I cili mendohej se ishte organizatori pas tyre. Por, aksioni nuk ka shkuar dhe aq mirë pasi 4 oficerë, mes tyre edhe një femër, kanë mbetur të plagosur. I gjithë qyteti u bllokua për disa orë, deri në përfundim të aksionit. Shkollat dhe kopshtet e zonës u mbyllën dhe familjet u evakuan deri në një urdhër të dytë.