Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama është Roskoveci, ku pritet të zhvillojë takimin me qytetarët për të prezantuar kandidaten e Bashkisë.
Por sikurse në Patos e Mallakastër edhe në Roskovec, Rama është pritur me protesta.
Dhjetëra qytetarët, të mbikqyrur nga policia kanë dalë në rrugë në shenjë proteste.
Mbështetësit e Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama edhe në Patos dhe Mallakastër.
Protestuesit u mblodhën 300 metra larg vendit ku Rama mbajti fjalimin prezantues për kandidatin e PS-së për Bashkinë Patos.
Edhe në Ballsh, mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë, me thirrjet “Rama ik”
Mes protestuesve dhe policisë në Mallakastër nuk ka pasur incidente, ndërsa ardhja e kryeministrit Edi Rama është bërë nga një rrugë dytësore dhe për këtë arsye nuk ka pasur kontakt me qytetarët protestues.
Tashmë protestuesit janë shpërndarë, menjëherë pasi kryeministri ka mnbyllur takimin.
Në përfundim të protestës, mbështetësit e PD janë mbledhur përpara bashkisë së Mallakastrës, ku ishte i pranishëm edhe krybashkiaku Agron Kapllanaj, i cili tha se nuk ka zgjedhje në 30 qeshor.
“Ne jemi më të vendosur se kurrë në Mallakster në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Fatin e keni ju në dorë se kush do ta drejtojë Mallakastrën. Mallakastra i ka thënë Ramës ik që në 2015. Edi Rama në Mallakastër si kryeministër nuk do të vije më”.
Prej dy mandatesh Bashkia e Ballshit drejtohet nga Agron Kapllanaj, i Partisë Demokratike.