Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi me shumë vonesë gjatë orëve të pasdites së të premtes projekt-vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe shtesës së kempit për invalidët e punës gjatë muajit prill.

Rreth 4100 familje në Bashkinë Shkodër rrezikuan të mbeteshin edhe disa ditë pa ndihmë ekonomike, nëse kryesia e këshillit nuk do të kishte rezervuar edhe një tjetër mbledhje. U deshën edhe shumë telefonata që të arrihej shumica e thjeshtë në sallë, ndërsa këshilltari Mustafa Lici falenderoi me ironi këshilltarët e majtë. Mbledhja e parashikuar paraditen e së premtes në Këshillin Bashkiak dështoi për shkak të mosplotësimit të kuorumit. Mbledhja e pasdites u mbyll brenda pak minutave, menjëherë pas miratimit.

Artikulli paraprakSERBIA HAKMERRET, ANULLON VIZITAT ZYRTARE NË FRANCË
Artikulli tjetërHARUSHA: DREJTUESIT E OMP GËNJEJNË PËR LIQENIN