Kryeministri Edi Rama duke iu referuar parashikimit të motit paralajmëroi se në zonën verilindore të vendit pritet të ketë reshje dëborë.
Sipas tij kontraktorët e rrugëve duhet të hedhin kripë në të gjitha akset. Rama tha se kjo është prova e zjarrit për ta.
Rama: Sipas parashikimeve do të ketë reshje deborë në zonën veri lindore të vendit dhe për këtë dua ta përsëris që kontraktorët duhet të garantojnë që të hidhet kripa në akset rrugore që mund të preken nga dëbora, ashtu sikundër parashihet në kontrata dhe të mos shkojmë mbas dëborës po të kemi një masë të thjeshtë parandaluese për pasigurinë që shoqëron pastaj rënien e dëborës në kushtet kur s’ka asnjë masë të kësaj natyre.
Po ashtu është e domosdoshme që në të gjitha aspektet këto kontrata të reja të mbështetura në standarde të reja të monitorohen, sepse këto janë momente të provës së zjarrit për kontratat dhe për kontraktorët që janë të angazhuar