Mbyllet përkohësisht parku i Syrit të Kaltër. Mësohet se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa gurëve të cilët mund të rrezikojnë jetën e turistëve.
Ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjes u plagosën 2 turistë, një prej të cilëve grekë dhe tjetri izraelit.
Një prej pronarëve të bizneseve pranë këtij parku tregon edhe ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Ai tregon se ngjarja e djeshme ishte e papritur
“Ra shumë shi i madh dhe gjatë shiut u shkëput një shkëmb nga 3 metra lartësi. Goditi një turist të huaj. Më vonë e mora vesh që ishte Izraelit. Dy u plagosën. Ishte për shkaqe natyrore. Ishte e papritur unë kam 22 vjet që operoj këtu me biznesin tim dhe nuk ka bërë vaki me u shkëput një gur kështu. Shërbimi mjekësor erdhi menjëherë.
Me barela, me mjek. Ishte në kohën e duhur. Edhe emergjencat civile, zjarrfikëset bashkia”, thotë pronari i biznesit.
Parku i syrit të Kaltër është mjaft i preferuar nga turistët vendas por edhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.