Pas prezantimit të projektit të bashkëshortit të saj Jared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz me 5 yje në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump ka zgjedhur që edhe këtë vit të frekuentojë bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet. Kujtojmë që vitin e kaluar vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, u ndal në bregdetin e Sarandës. Më pas ajo u ndal edhe në Butrint, Sazan dhe Kepin e Rodonit.

Ndërsa një ditë më parë, jahti i Ivanka Trump është parë sërish në bregdetin e jugut. Ditën e martë rreth orës 09.00 të mëngjesit, jahti luksoz është ankoruar në pjesën e bregdetit të Qeparoit. Siç duket nga pamjet, jahti i Ivanka Trump duket pak metra larg bregut.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri në sektorin e hoteleri turizëm nisur edhe nga potencialet që ofron vendi ynë të cilat mbeten të pashfrytëzuara. Ata janë duke planifikuar të ndërtoshin disa hotele dhe qindra vila në Ishullin Sazan dhe plazhin e Zvërnecit, të cilat janë dhe mbeten dy nga zonat zonë bregdetare më bukura në Vlorë. Investimi total kap shifrën 1 miliard dollarë.

Investimet “big” në ishullin e Sazanit dhe Zvërnec
Firma e kapitalit privat të Jared Kushner, Affinity Partners, do të realizojë tre investime të rëndësishme për zhvillimin e pronave në Ballkan, me investimin total potencialisht mbi 1 miliard dollarë. Firma me bazë në Miami ka prezantuar projektet për transformimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri, më parë një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Për më tepër, Affinity planifikon të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit në Shqipëri, duke synuar të prezantojë disa resorte kryesore me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.

Jared Kushner, në një intervistë për Bloomberg News, shprehu admirimin e tij për ishullin e Sazanit, duke e përshkruar atë si një nga brigjet më të pacenuara dhe unike në botë. “Sazani është unik dhe i pacënuar. Nuk kam parë si ai ishull në asnjë vend tjetër në botë”, thotë Kushner për Bloomberg.

Financimi
Jared Kushner, ish-këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump, themeloi Affinity Partners pasi la shërbimin qeveritar. Firma, me asete që arrijnë në 3.1 miliardë dollarë, ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga investitorë të mbështetur nga Arabia Saudite, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike arabe. Firma e Kushner është gjithashtu duke eksploruar investime në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale. Veçanërisht, Kushner luajti një rol vendimtar në Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa kombeve arabe në vitin 2020. Ai ka deklaruar më herët se nuk ka në plan t’i ribashkohet administratës së Trump nëse do të zgjidhet president i SHBA në nëntor, për herë të dytë.

Artikulli paraprakZHUPA: 10 ZONA TË MBROJTURA PO HAPEN PËR NDËRTIME SI KURBAN PËR OREKSET E PUSHTETIT. NË SHTATOR PADIA
Artikulli tjetërSTAR PLUS NË KAMPIN E REFUGJATËVE NË GJADËR