Qeveria bullgare ka thënë se kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom nga nesër do të ndalojë furnizimin me gaz. Ky vendim vjen pasi Moska anuloi gazin edhe për Poloninë.

Reuters citoi ministrinë bullgare të energjisë të thoshte se Bullgaria ka ndërmarrë hapa për të siguruar furnizime alternative me gaz dhe se u ka thënë banorëve se nuk ka nevojë të kufizohet konsumi i gazit për momentin.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret në fillim të këtij muaji që u kërkon blerësve të gazit të paguajnë në rubla përmes llogarive bankare ruse , për të mbështetur monedhën e tij ndërsa sanksionet perëndimore po godasin rëndë ekonominë ruse.

Artikulli paraprakRRITEN TENSIONET MES NATO-S DHE MOSKËS! PUTIN: PA KRIMENË DHE DONBASIN NUK KA MARRËVESHJE
Artikulli tjetërKONTRATA BAZË 1400 EURO, POR NUK GJEN KAMARIERË: DJEMTË NUK DUAN T’IA DINË PËR KËTË