Ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Euroazi Wess Mitchell sot do të shkojë në kryeqytetin e Serbisë.
Mitchell i cili për në Beograd udhëton nga Prishtina, do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç, ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiç dhe liderët e opozitës.
Mitchell dje është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ai rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e shtetit amerikan për Kosovën.