Pas qyteteve bregdetare si Durrësi apo Saranda, mbrëmja e së mërkurës kishte rezervuar një dhuratë të këndshme për Shkodrën dhe qytetarët shkodranë.

Reshjet e dëborës kanë zbardhur për herë të parë pas pesë vitësh rrugët dhe trotuaret e qytetit. Reshjet të cilat filluan me një intensitet të lartë kanë gëzuar qytetarët të cilët brenda pak minutave kanë mbushur rrugët për të bërë një foto dhe për ta ndarë pastaj me miqtë në rrjetet sociale.

Sipas Institutit të Shërbimeve Meterologjike ditët në vijim do të karakterizohen nga një mot me temperatura më të larta dhe gjatë ditës së premte dhe të shtunë karakterizohet reshje shiu.

Artikulli paraprakSERVERI I PASURIVE TË GJYKATËSVE, PROKURORIA HUMB BETEJËN ME ILDKPI
Artikulli tjetërIU ARRATIS POLICISË ITALIANE SHQIPTARI ARRESTOHET NË SPANJË