Një ditë pas referendumit ku u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Berisha ka postuar një video të ish-sekretarit amerikan të shtetit James Baker gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

“Nderim dhe mirënjohje të pakufishme 44 mijë demokratëve që me votën e tyre të lirë morën në dorë fatin e tyre!”, shkruan Berisha. Në videon në fjalë Baker thotë se; “Ju jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni atë që të dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.

Artikulli paraprakNËNA DENONCON NË POLICI ZHDUKJEN E VAJZËS SË MITUR: ËSHTË LARGUAR NGA BANESA
Artikulli tjetërSTAR PLUS – BASHKIA, KUR DO KENË NJË TREG ARTIZANËT?