Një vajzë 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë, këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë, në Korçë, ndërsa viktima është Erisa Veizi.

Burime nga policia, bëjnë me dije se 20-vjeçarja ka vendosur t’i japë fund tragjikisht jetë së saj duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Të njëjtat burime saktësojnë se shkak i kësaj ngjarje të rëndë, janë bërë grindjet e shpeshta që ajo kishte kohët e fundit me të fejuarin.

Kanë qenë familjarët që kanë gjetur të pajetë trupin e Erisa Veizit në dhomë, duke njoftuar dhe autoritetet e rendit.

Ndërsa në dëshminë e tyre para policisë, janë shprehur se kohët e fundit e reja po kalonte momente depresioni, si rezultat i zënkave në çift.

Policia ka nisur paralelisht hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila vjen pikërisht sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Artikulli paraprakANALIZË TEK VLLAZNIA, DREJTUESIT ULIN EUFORINË
Artikulli tjetërKALLASHNIKOVË DHE PISTOLETA, PLAGOSEN TRE PERSONA