Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Divjakës.

Një i ri me inicialet E. P banues në fshatin Karavasta e Re është arrestuar nga policia për shkak se ka tentuar të vrasë me thikë një bashkëmoshatar. Sipas policisë 17-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë bashkëmoshatarin A.B., pas një sherri për motive banale në rrjetin social “Facebook”, por fatmirësisht policia e ka parandaluar krimin në kohë. I plagosur ka marrë tre goditje me thikë në pjesën e shpatullës, por fatmirësisht rezuton jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës. Mbi 17-veçarin E. P. rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA E KA FATURËN TË PAGUAR”, JA RRËFIMI I SHQIPTARIT QË PUNON ME TRUMP
Artikulli tjetërBLINDOHET GREQIA, PRESIDENTI OBAMA DY DITË NË SHTETIN HELEN