Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar shefin e qeverisë shqiptare pas deklaratave të Ramës për demarkacionin me Malin e Zi. Rama deklaroi sonte në ‘Klan Kosova’ se Demarkacioni me Malin e Zi do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës. “Demarkacioni do të çlirojë më në fund popullin e Kosovës nga pengesa e tmerrshme e vendosur nga BE-ja për të lëvizur lirisht në Europë, pasi nuk ka qenë e drejt që kjo lëvizje të kushtëzohet me demarkacionin dhe është e turpshme për Bashkimin Europian. Këtë ua kam thënë në sy të gjithëve atyre që kam takuar në BE.

Por çështja e Demarkacionit ka edhe një komponentë tjetër; ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka rrezikuar besimin dhe mbështetje e partnerëve strategjikë të Kosovës dhe shqiptarëve, pasi refuzimi për ta ratifikuar këtë marrëveshje është mungesë serioziteti nga Kosova. Në ndërkohë që miqtë e mëdhenj të shqiptarëve janë të angazhuar në zgjedhjen e problemit real mes shqiptarëve dhe serbëve, demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Por unë kam ndeshur një mur të shurdhër sa herë kam folur për këtë dhe sa herë kam përcjell këtu atë që kam dëgjuar në takimet me homologë në nivelet më të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare” deklaroi ai” tha Rama.

E menjëhershme dhe e ashpër ka qenë përgjigja e kryeministrit Ramush Haradinaj pas kritikave. Shefi i qeverisë së Kosovës i ka kërkuar Ramës që të shikojë punët e veta në Shqipëri. “Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruan Haradinaj në Facebook. Marrëveshja me Malin e Zi është zyrtarizuar sot. Por ‘sherri’ mes Ramës dhe Haradinajt ka zgjatur vetëm një orë, pasi pak pas deklaratës së fortë të kryeministrit të Kosovës, shefi i qeverisë së Shqipërisë ka publikuar një status në Facebook nga shtëpia e Haradinajt duke trokitur gotat e shampanjës me homologun e tij. “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve.

GEZUAR FESTEN E PAVARESISE’ shkruan Rama në Facebook. Megjithatë, kjo ishte hera e parë që kishte një reagim kaq të fortë të kryeministrit të Kosovës për homologun e tij shqiptar, ndoshta si për të treguar në prag të 10-vjetorit, se Kosova është e pavarur….

Artikulli paraprakNJË DEKADË SHTET,KOSOVA FESTON SOT 10-VJETORIN E PAVARËSISË
Artikulli tjetërMEKSIKA GODITET NGA NJË TËRMET I FUQISHËM ME MAGNITUDË 7.5 BALLË