Pas shkarkimeve, ja kush janë drejtorët e rinj të burgjeve në vend

Pak orë pas furtunës mbi krerët e burgjeve në vend, ka nisur edhe komandimi i drejtuesve të rinj, të cilët do të mbajnë këtë detyrë derisa të shpallen fituesit që do t’i nënshtrohen konkurrimit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko ka prezantuar në Burgun e Sigurisë së Lartë drejtorin e ri Arjan Hasani, ndërkohë që të gjithë ata që kanë marrë “timonin” e burgjeve janë pjesë e sistemit penitenciar, si shefa personeli në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, apo shefa policie në burgje, si Agron Hysi apo Surja Malasi. Komandimi i tyre do të zgjasë derisa të përfundojë dorëzimi i dosjeve të kandidatëve, që do të garojnë për burgjet, te një komision i posaçëm që pritet të ngrihet. Shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi të shtunën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë. Drejtorët e shkarkuar: 1. Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla 2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj 3. Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu 4. Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci 5. Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo 6. Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj 7. Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci 8. Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci. Drejtorët e komanduar: 1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj 2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi 3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj 4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile 5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi 6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza 7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula 8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi 9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia

Artikulli paraprakMAKINA PËRFSHIHET NGA FLAKËT ,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET NË LAZARAT VANDAMI, DJALI I GATE MAHMUTAJT