Pas Shqipërisë një tjetër shtet i Ballkanit mund të legalizojë kanabisin mjekësor.

Në mbështetje të nismës së socialdemokratëve për legalizimin e kanabisit mjekësor është edhe partia Ura e kryeministrit Dritan Abazoviç dhe Partia Socialiste Popullore e cila është në të njëjtin koalicion.

Sipas mediave malazeze socialdemokratët së shpejti do ta paraqesin projektligjin, ku përfshihet kryesisht vaji i kanabisit për t’u përdorur për qëllime mjekësore.

Nga ana tjetër deputetët e URA-s kanë dalë në mbështetje të kësaj nisme, duke theksuar se kjo bazohet tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve. Por kundër këtij propozimi është partia boshnjake në qeveri, që fillimisht kërkon dialog të gjerë.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Ndërsa edhe Shqipëria po shqyrton këtë mundësi pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar.

Artikulli paraprakRUSËT I RIKTHEHEN OBJEKTIVIT TË VJETËR, NISIN SULMET NË KIEV
Artikulli tjetërMALI I ZI SHËNON 5 VJETORIN E ANËTARËSIMIT NË NATO, JA ÇFARË THOTË ABAZOVIÇ