Ilir Meta do të mungojë në festën për 31 vjetorin e themelimit të PS pasi ka udhëtuar drejt SHBA. Përmes një postimi në Facebook, presidenti tregon se do të marrë pjesë në festimet e 110 vjetorit të themelimit të “Vatrës”.

“I lumtur të marr pjesë sot në festimet e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” – shkruan Meta në fotografinë që ka publikuar me kreun e Federatës, Elmi Berisha. Nuk duhet nëse Ilir Meta mori ftesë të veçantë, por PS ka vendosur që në festimet për 31-vjetorin e selisë rozë, por LSI do të dërgojë përfaqësuesit e saj Endrit Braimllarin dhe Erisa Xhixhon. Krahas LSI, Partia Socialiste ka ftuar edhe PDIU-në, me të cilën kanë qenë më herët në aleancë.

Kjo vizitë e Metës vjen pak kohë pas skandalit që u publikua mediat austriake lidhur me lobimin e tij në SHBA. Më 16 maj, gazeta e madhe austriake, “Kronen Zeitung” hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

Artikulli paraprakTRONDITËSE! I BIRI HUMB JETËN NË PUNË, E ËMA SHKON TA SJELLË NË SHTËPI POR VDES NË AKSIDENT RRUGOR
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ MSH: 41 PERSONA TË INFEKTUAR DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT