Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.
Xholi i cili aktualisht mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme pritet t’i bashkohet Byrosë Kombëtare pasi plotëson kushtet.

Më herët Xholi ka kaluar vettingun në të dyja fazat e tij, ndërsa sipas ligjit 95/2016 për funksionimin e strukturave anti-korrupsion neni 34, kreu i BKH duhet të ketë formim profesion master, eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe eksperiencë së paku 5 vite me dosje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Kreu i BKH zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në ktë strukturë.

Artikulli paraprakBURRI HYN ME THIKË NË SHTËPI, VRET 5 PERSONA
Artikulli tjetërVETËVRASJE E DYFISHTË, BINJAKËT GJENDEN TË VDEKUR BASHKË NË RRUGË