Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se sulmet në Ankara e bëjnë më të vendosur për të luftuar terrorizmin. Erdogan, i cili ishte në Stamboll, pas ngjarjeve vendosi të kthehej menjëherë në kryeqytet.

“Pas paqendreshmërisë në rajon, Turqia në vitet e fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste”, shkruan Erdogan në një deklaratë, por pa iu referuar ndonjë organizate. “Në fytyrën e veprimeve që kërcënojnë integritetin e vendit tonë, ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit edhe më të vendosur”, thuhet në një deklaratë të Erdogan.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 14.03.2016
Artikulli tjetërDITA E VERËS DHE HISTORIA E SAJ