Pas takimit me kryebashkiakët të Kryeministrit Rama, krerët e bashkive të opozitës deklaruan se morën pjesë në këtë takim si përfaqësues të qytetarëve ndërsa presin investime nga qeveria në zonat ku ata drejtojnë. Kryetari i bashkisë Kavajë Fisnik Qosja dhe kryebashkiaku i Fushë Arrësit Hilë Curri u shprehën se kanë besim se qeveria, pavarësisht ndasive politike që kanë do të realizojë investimet e kërkuara ndërsa u shprehën pozitiv dhe optimist në këtë bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Të pranishëm nga kryebashkiakët e opozitës në takimin me kryeministrin ishin edhe kryebashkiaku i Pukës Rrok Doda, ai i Memaliaj Albert Malaj dhe i Hasit Miftar Dauti.

Artikulli paraprakMINISTRIA E MBROJTJES SQARON PSE MINISTRI GREK DENDIAS NUK MORI PJESË NË INAGURIMIN E BAZËS AJRORE NË KUÇOVË
Artikulli tjetërMBLEDHJA E QEVERISË ME PUSHTETIN VENDOR, RAMA: KEMI DISA SFIDA NËPËR BASHKI, PAGAT DO TË…