Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës. Kështu deklaron kryeministri Edi Rama i cili informon se 4 destinacionet e para janë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Ai ka zbritur sot nga avioni i parë i mbërritur në aeroport, i shoqëruar nga dy ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.
“Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Punë dhe durim
#ShqipëriaEArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim-shkruan Kryeministri Rama.