Një ditë pas protestës Kreu i Shtetit Ilir Meta thërret në Presidencë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Takimi i zhvilluar larg syrit të medias ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mendohet të jetë diskutuar në lidhje me manifestimin që u zhvillua një ditë më parë dhe hapat që do të ndiqen më pas në ditët në vijim.
Ishte vetë Presidenti Meta i cili tha gjatë tubimit se 2 Marsi ishte vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalet deri në rikthimin e ligjshmërisë në vend.