Anija e rojes bregdetare Italiane mbërriti rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së shtunes ne portin e Shengjinit per transportimin e 12 emigranteve drejt shtetit fqinj.
Menjëhere pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet Italiane nën shoqërimin e policisë shqiptare transportuan 12 emigrantet nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.
Procedurat ne port zgjaten vetem pak minuta dhe emigrantet të shoqëruar nga forcat e Italise hipen në anijen e rojes bregdetare, e cila rreth orës 9:00 u nis drejt Portit të Barit në Itali.
12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën nga Guardia di Finanza dhe dhe me pas u sollën në kampin e Gjadrit nga anija e marines Italiane të merkuren e 16 tetorit. Por pas dy ditesh Gjykata e Romes vendosi kthimin e tyre në Itali, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, dhe as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantet u nënshkrua ne nëntor të vitit 2023 mes kryeministrave të dy vendeve Rama dhe Meloni, por me këtë vendim te Gjykates se Romes mbetet e paqarte nëse kjo marrëveshje mund të funksionoje ndonese në Shëngjin dhe Gjader shteti Italian ka investuar miliona euro në ngritjen e dy qendrave.