Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha në selinë blu.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi KQZ vendosi të regjistrojë grupimin e Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë ditës së djeshme Partia e Lirisë publikoi edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, teksa konfirmoi se do të mbështesë kandidatët e Primareve për kryetarë bashkie.

Nga ana e tij ish-kryeministri Berisha është në negociata me disa forca politike nga krahu i djathtë për të formuar një koalicion për zgjedhjet e 14 majit, ku do të mundë të regjistrojë edhe kandidatët e tij për kryetarë të bashkive dhe këshillave bashkiakë.

Kujtojmë se dje Meta deklaroi për të disatën herë radhazi se mbështet kandidatët e dalë nga Primaret, ndërsa theksoi faktin se Partia e Lirisë fokus të madh do ketë dhe te anëtarët për Këshillat Bashkiakë.

Artikulli paraprak“14 MAJI”, PD VAU DEJËS: VETËM KANDIDATI I ‘PRIMAREVE’ ËSHTË PËRFAQËSUESI DEMOKRAT NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetërILIR META PAS TAKIMIT ME BERISHËN: ÇDO KANDIDAT I “PRIMAREVE’ ËSHTË EDHE I YNI! KËSHILLAT BASHKIAKË DO TË JENË TË OPOZITËS