Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Vuçiç ka bërë me dije se në këtë takim biseda u fokusua tek ngjarjet aktuale si edhe dialogu Beograd-Prishtinë. Më tej Vuçiç ka theksuar se Serbia është një vend serioz dhe se lufton për mbrojtjen e popullit dhe se do të ruajë paqen, stabilitetin në të gjithë rajonin.
Kujtojmë se më herët Escobar është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.