Tre lëkundje tërmeti janë regjistruar brenda pak orësh në vend.

Në vetëm pak orë Shqipëria është tronditur nga 3 tërmete. Pas dy tërmetëve të cilat goditën vendin gjatë natës, një tjëtër ka goditur Tiranën në orët e para të mëngjesit. Instituti i Gjeoshkencave raporton se termeti eshte regjistruar ne oren 07:24, 13 kilometer ne verilindje te Tiranes.Ai ka pasur thellesi 1.4 km, por me magnitude te vogel, 2.2.

Instituti i Gjeoshkencave raporton se tërmeti i parë është regjistruar në Qukës, 5 kilometer nga Prrenjasi me magnitude 2.4 dhe në thellësi 3 kilometer.Tërmeti është regjistruar në orën 01:42.

Pak pas tij, saktësisht në orën 02:36, një tjetër tërmet është resgjitruar në Elbasan. Sipas specialistëve ai është regjistruar në një thellësi 16 km dhe ka pasur magnitudë 2.5 

Artikulli paraprakHIMARË, ARRESTOHET HAJDUTI I PUSHUESVE
Artikulli tjetërGJEGJAN, 66 VJEÇARI TERRORIZON ZONËN