Pasagjeri me probleme kërcënon me bombë në bordin e avionit

Si për koincidencë , disa prej incidenteve më të frikshme të ndodhura në ajër, mbajnë emrin e avionëve të kompanisë “Malaysian Airlines”. Këtë here, avioni i kësaj kompanie, u detyrua të kthehej në pikën e nisjes në Melburn, vetëm pak minuta pas nisjes, për shkak të kërcënimit me bombë, të një prej pasagjerëve. Personi në fjalë, pasi nuk u lejua që të fliste me pilotin, kërcënoi se kishte me vete një bombë dhe do të hidhte avionin në erë. Tre prej pasagjerëve të tjerë ndërhynë me shpejtësi dhe e ndaluan atë, ndërsa stafi i avionit mori vendimin që të kthehej në Melburn. Me rikthimin ne piste e Melburnit, avionit u rrethua menjëherë nga forcat speciale të sigurisë australiane, të cilët e morën në dorëzim pasagjerin e zhurmshëm. Në rrjetet sociale, kanë nisur të qarkullojnë menjëherë video amatore, të regjistruara nga vet pasagjerët. Vetëm pak minuta më vonë, përmes një komunikate, kompania e fluturimit por edhe autoritetet konfirmuan se i dyshuari nuk kishte me vete asnjë armë apo mjet shpërthyer. Autoritetet australiane thanë se pasagjeri problematik ishte një 26-vjeçar nga Sri Lanka, i cili vetëm pak orë para se të hipte në avion ishte liruar nga një spital psikiatrik i Melburnit.

Artikulli paraprakHETIM FONDEVE TË SHPENZUARA PËR FUSHATË, DHE ABUZIMET
Artikulli tjetërMEDIA BELGE: SHQIPTARËT, BOSËT E SHTËPIVE TË PROSTITUCIONIT