Kur kane mbetur edhe 2 dite nga afati I vlefshemrise se pasaportave biometrike te femijeve qe janë lëshuar ne vitin 2010, prane zyres se aplikimit ne bashkine shkoder kerkesat per rinovim paraqiten te larta.
Sipas te dhenave prane kesaj zyre, cdo dite punohet me kapacitete te plota madje edhe pertej orarit zyrtar, por megjithate fluksi me i madh pritet te jete pas dates 20 korrik , kohe kjo kur emigrantet kthehen ne atdhe per pushime. Nderkohe per tiu pergjigjur ketij fluksi qe shenohet cdo sezon veror, qenda e aplikimit prane bashkise shkoder ka marre nje sere masash te cilat konsistojne ne shtimin e operatoreve, nga 4 ne 7 te tille, por edhe ne sigurimin e bazes se nevojshme materiale. Ky riorganizim është diktuar nga fakti pasi deri me datën 1 korrik është afati i pasaportave për fëmije,. Pas kësaj date ato qe kane qene për periudhën 10 vjeçare, nuk mund te përdorën me. Por nekete periudhe Kërkesat e shtetasve për të ribërë pasaportën për fëmijët e tyre ndikojne që të ketë radhë në sportele, duke qenë se gjatë verës mjaft emigrantë aplikojnë për pasaportën biometrike kur kthehen në atdhe. Ne rang vendi jane Mbi 156 mijë pasaporta fëmijësh te prodhuara gabimisht pasi ata duhet të ishin 5-vjeçare, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta. Ato janë prodhuar me afat vlefshmërie 10-vjeçar për periudhën prill 2009-korrik 2010 dhe autoritetet përkatëse të kohës, kur ka ndodhur ky problem, nuk i kanë informuar qytetarët se pasaportat e fëmijëve të tyre do të fillonin të dilnin jashtë përdorimit në prill të vitit 2014.nderkohe e gjithe kjo perkthehet ne kosto fiinanciare per xhepin e prindereve pasi ata tashme detyrohen te aplikojne edhe njehere per pajisjen e femijeve mepasaporte.