Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite do të vijnë në shtim.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtesi mesatare deri në 8/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 31°C

në zonat e ulëta 16 deri 36°C

në zonat bregdetare 18 deri 34°C

Artikulli paraprakDEPUTETËT UDHËTOJNË DREJT GJERMANISË PËR KOMBËTAREN, ZHVENDOSET SOT SEANCA PLENARE! NË REND TË DITËS RRITJA E PAGËS SË GJYQTARËVE TË KUSHTETUESES
Artikulli tjetërVITI 2024 NIS ME ULJE PAGASH SI NË SHTET DHE NË PRIVAT! JA SA ËSHTË RROGA MESATARE