Duke filluar nga pasditja e sotme dhe në vijim, në vend do të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë pas mesditës dhe në vijim, shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit. Kthjellime me alternime vranësirash e shira afatshkurtër vijojnë edhe të premten.

Temperaturat e ajrit kane shenuar nje rritje te lehte ne mengjes,por rënie të lehtë sjell mesdita.

Rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në territor.

Artikulli paraprakZJARR I QËLLIMSHËM NË NJË PUB: DY TË VDEKUR
Artikulli tjetërNGA ALKOOLI TE DROGA, SHQIPTARËT TË PARAFUNDIT PËR KOSTOT E “SHPORTËS SË VESEVE”