Kthjellimet mbizotërojnë në vend gjatë paradites, por pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në vend, ku më të dukshme do të jenë në veri-verilindje duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi lokale breshëri në këto zona, sipas sipas MeteoAlb. Mbrëmja rikthen kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes por nuk pësojnë ndyshime në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi – Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa: Kthjellime dhe temperatura relatvisht të larta dominojnë Gadishullin Iberik dhe Brigjet e Egjeut. Ndersa mot i vranët dhe reshje shiu mbizotëron në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Konkretisht më të konsiderueshme reshjet do jenë në Europën Qëndrore dhe Ishujt Britanikë.