Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët e me kalime vranësirash kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Sipas MeteoAlb vijojnë të jenë prezente masat ajrore të qëndrueshme në territorin Shqiptar, të cilat do të sjellin në zonat bregdetare dhe të ulta dominim të kthjellimeve dhe vranësira të lehta.

Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit duke gjeneruar edhe reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakSULM ME BOMBË NË AUTOBUSIN E USHTRISË, 14 TË VRARË , JA KU KA NDODHUR NGJARJA
Artikulli tjetërPËR PERIUDHËN JANAR-PRILL KEMI SHPENZUAR 14 MLN USD PËR 499 MIJË TË VAKSINUAR