Mëngjesi i kësaj të mërkure do të jetë nën ndikimin e masave ajrore verilindore duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Por mesdita deri në orët e mbrëmjes do sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të izoluar shiu në jug dhe veri, ndërsa reshje të pakta dëbore do ketë në zonat e thella malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.