Mjeku Pashk Gjoni do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023 në Bashkinë e Lezhës.Ai fitoi garen e primareve të zhvilluar diten e diele, duke lene pas me diference votash 3 kandidatet e tjere.Sipas të dhënave zyrtare në votime moren pjesë 1970 anëtarë dhe simpatizant të Partisë Demokratike, ku 1026 votuan për Pashk Gjonin, 660 për Salvador Kaçen, Maks Kola mori 203 vota dhe Ergin Mataj 86 vota.
Pas fitores Pashk Gjoni falenderoj të gjithë anëtaret dhe simpatizantet që e votuan, duke deklaruar se me 14 maj të vitit 2023 Bashkia Lezhë do ju rikthehet qytetareve.
Ndërsa në Kurbin garen e primareve e fitoi me diference të thellë votash me 76% Behar Haxhiu.Në Mirditë nuk ka ende një fitues pasi asnjëri prej 6 kandidateve nuk mori 50 % të votave, duke dalë në balotazh Aleksader Lala dhe Albert Melyshi.Ata do të vijojnë më tej garën me 11 dhjetor, datë në të cilen do të zhvillohen sërish zgjedhjet për primaret në Bashkinë Mirditë.