Qyteti i Lezhës ka probleme të shumta të cilat do të marrin zgjidhje pa cënuar trashegiminë kulturore dhe vlerat historike.Kështu u shpreh kandidati i kualicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni, gjatë një takimi që zhvilloi me familjet e vjetra lezhjane dhe specialist të ndryshem.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe ish-prefekti socialist i Lezhës Gjok Jaku i cili tha se nuk mund të pajtohemi me arrogancen e këtij pushteti, ndërsa në të njejten linjë ishin dhe qytetar të tjere të cilët garantuan mbështetje maksimale për doktor Pashk Gjonin.

Kandidati i opozitës për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni u shpreh i bindur në fitoren e 14-majit, pasi Lezha nuk mund të pajtohet me arrogancen dhe papërgjegjërinë e këtij pushteti.

Artikulli paraprakBECI: INVESTIME NË GJITHA ZONAT E SHKODRËS
Artikulli tjetërKONTRATA SOCIALE, SHKRELI: ZHVILLIM VAU DEJËSIT