Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, të krishteret në Lezhë, kremtuan pashket. Qindra besimtar ju bashkuan meshës së shenjtë që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, e cila u mbajt në katedralen e “Shën Nikollit”.

Rituali i cili zgjati deri në mesnaten e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale i cili në fjalen e tij para besimtareve, duke ju referuar simbolikës së festës së pashkëve tha se jezusi duhet të jetë në qendren e jetës tonë si e vetmja mënyre për të mposhtur friken e çdo gjë tjeter.

Pas meshës së shenjtë besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Pashket janë festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re.

Artikulli paraprakMASSAFRA: TË LIROHEMI NGA FENOMENET NEGATIVE
Artikulli tjetërFUNDJAVA ME DIELL, SHËNGJINI TËRHEQ VIZITOR