Pashkët – Kisha apel politikës: Përgjegjësi për zgjidhjen e krizës
Besimtarët e Krishterë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit. Mijëra persona kanë ndjekur nga afër meshën dhe janë lutur në këtë ditë të shenjtë të kalendarit të krishterë, që përkon në të njëjtë ditë feste mes katolikët dhe ortodoksët. Ndryshe nga vitet e tjera, Kisha ka përcejll mesazhe të forta drejtuar poltikës si përgjegjëse për zgjidhjen e krizës përmes diagologut që do t’i shërbente kombit dhe të ardhmes së vendit. Mijëra besimtarë në katedralen e Shën Palit dhe në atë orthodokse morën pjesë në meshën e mbajtur nga imzot Georg Frendos dhe shkëlqesia e tij Janullatos. Përtej mesazheve për të qënë pranë të varfërve, njerëzve në nevojë, edhe Kisha duket e ndjshme ndaj situatës politike dhe krizës që ka përfshirë vendin. Arkipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo në mesazhin e tij drejtuar poltikanëve, kërkoi dialog mes partive politike në zgjidhjen e ngërçit për të mirën e kombit. “Kjo është fjala që dëshiroj t’iu komunikoj të gjithë politikanëve sot. Rruga për zgjidhjen e krizës së tanishme qëndron vetëm përmes dialogut. Në veçoritë e dialogut, gjatë të cilit të dyja palët lipset jo vetëm të flasin, por edhe të dëgjojnë me ndërgjegjësi e pjekuri të plotë për të finalizuar të mirën e kombit, më shumë sesa të mirën e partive. Është dialog, jo monolog”, tha imzot George Frendo. Imzot Frendo tha se në këtë vit zgjedhjesh besimtarët duhet të jenë lajmëtarët e paqes. Mesha është zhvilluar nën masa të larta sigurie, nën ruajtjen e forcave të shumta policore jashtë Katedrales së Shën Palit. Krishti u ngjall, mes lutjeve , kryepeshkopi Anastas Janullatus përcolli urimet për të gjithë besimtarët. Pashka është një ditë e paqtë ku mbizotërojnë urimet mes njeri- tjetrit. Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të besimit të krishterë. Është ringjallja e Krishtit dhe një nga ditët më të rëndësishme të besimit të krishterë. Krishti u ngjall për më shumë shpresë edhe për besimtarët ortodoksë. Mesha e mesnatës u kremtua në Katedralen ortodokse “Ringallja e Krishtit” nga fortlumturia e tij, kryepeshkopi Anastas, i cili uroi besimtarët e mbedhur para katedrales.