Pas tërheqjes së ujit në njësinë administrative Bërdicë, bashkia Shkodër do të nisë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e këtyre ditëve. Administratori Aleksandër Pashuku tregon se deri tani është bërë evidentimi I familjeve të cilat kanë patur dëme në banesa apo gjëne e gjallë.
Administratori Pashuku tregon se me tërheqjen e ujit situata është më e qetë ndërsa shton se përmbytja I zuri të papërgatitur pasi nuk ishin njoftuar nga institucionet për hapjen e portave të hidrocentralit.
Administratori I njësisë Bërdicë Aleksandër Pashuku ka edhe një falenderim për Forcat e Armatosura të cilët ndihmuan çdo familje në vështirësi gjatë këtyre ditëve