Dje, në “Big Brother VIP” ka ndodhur një situatë e pazakontë dhe e vështirë. Gjatë një diskutimi për puthjen Sara-PM dhe pas një komenti të Balinës, Fifi humbi ndjenjat. U desh që emisioni të ndërpritej dhe të ndërhynte ekipi mjekësor derisa Fifi u qetësua, që vendosi ta vazhdonte qëndrimin në shtëpi.
Lidhur me atë që ndodhi ka reaguar edhe motra e Fifit, Edona, e cila shkruan në një postim në Instastory se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.
“Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkruan ajo ndër të tjera.
Në fund të një spektakli që dukej sikur s’kishte fund, Fifi pranoi të vazhdonte qëndrimin, ndërsa Arbana njoftoi se ajo do t’i nënshtrohet kontrolleve e më pas do të merret një vendim.