Pasi fshehën emrin e Ilir Metës, tashmë koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkojnë që në fletën e votimit të mos jetë as logoja e partive përbri emrit të kandidatëve. Në ankimimin e bërë ditën e sotme në KAS, përfaqësuesit e koalicionit të Berishës dhe Metës sjellim 3 arsye për këtë kërkesë.

“Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respective dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike. Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë emërore. Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar Bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni”, thuhet në dokument. Sipas tyre, kryekomisioneri nuk e ka marrë parasysh këtë propozim, për pasojë kanë vendosur që t’i drejtohen KAS.

Duket se me këtë hap të radhës, Sali Berisha kërkon zhdukjen e logos së Partisë Demorkatike në fletën e votimit. Kjo për arsye se votuesit priren që të identifikojnë logon dhe votat për shkojnë për PD e jo koalicionin e tij me Ilir Metën. Më herët, në vazhdën e këtij qëllimi, ato fshehën nga fleta e votimit emrin e Ilir Metës.

Artikulli paraprakPE MIRATOI LIBERALIZMIN E VIZAVE PËR KOSOVËN, BASHA: PADREJTËSIA MORI FUND
Artikulli tjetër“NJË PADREJTËSI MORI FUND”, LIBERALIZMI I VIZAVE PËR KOSOVËN, META: FAKTORËT BALLKANIKË QË …