Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, nëse presidenti Aleksandar Vuçiç, është ende i mendimit se “edhe ne duhet të fitojmë diçka”. Kurti në një deklaratë për RTK tha se qeveria e Kosovës nuk është për të kompensuar orekset, por për të shëruar plagët.
“Kjo nuk mund të jetë pikënisje e zgjidhjes së problemit. Nuk jemi këtu për të kompensuar orekset, por për të shëruar plagë. Me një qasje të tillë nuk shoh se ne mund të gjejmë zgjidhje, por bashkë me shtetet perëndimore mund të krijojmë një kontekst ku mund të gjendet zgjidhje”, është shprehur ai në RTK
Sipas tij, Serbia, ndonëse nuk e ka pasur kurrë Kosovën plotësisht, e ka humbur atë gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit.