GRABITJET RIKTHEJNË FRIKËN TEK QYTETARËT, ASKUSH NUK ARRESTOHET, 3 RASTE BRËNDA PAK DITËVE. Ne fakt nje gje te tille po e perserisin shkodranet prej disa javesh.
Edhe nepermjet ekranit te Star Plus, qytetaret shkodrane jane shprehur të pasigurte, per jeten e tyre ne Shkoder. Kjo per shkak te grabitjeve te shumta te cilat jane shtuar ne banesat e shkodraneve. Muaji Janar shenoi me shume se 10 te tilla ne lagje te ndryshme ne Shkoder, nderkohe qe me shkurtin, vetem gjate ketyre diteve te pare, jane regjistruar 3 vjedhje te banesave pershfire edhe banesen e konsullit te italise ne Shkoder. Nje situate alarmante, por qe ne fakt askush nuk kujdeset qe te merren masa, nderkohe qe zyrtarisht nga ana e policise se shkodres, te pakten sa I takon rasteve te fundit nuk ka asnje shifer konkrete apo edhe arrestim te autoreve te mundshem te ketyre grabitjeve te cilat ne Shkoder jane kthyer ne mode ne kete fillim te 2015-tes. Grabitja e fundit, e baneses se konsullit te italise ne Shkoder, ngre serish alarmin per policine e shtetit, drejtuesit e policise se shkodres qe te vihen ne levizje sepse Shkodra eshte kthyer ne nje qytet ku njerezit kane frike te jetojne, nje situate e cila nuk shihej prej vitesh duke na rikthyer friken e vitit te tmerrshem 1997