Joe Biden tha të premten se është gati të shpallë gjendjen e katastrofës së madhe në Teksas pasi një stuhi e fuqishme ndërpreu energjinë dhe furnizimet me ujë për miliona njerëz në të gjithë shtetin.

Biden tha se deklarata, e cila pason pas një kërkese nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, do të sillte ndihmë më të gjerë federale për përpjekjet e menjëhershme dhe afatgjata të rimëkëmbjes.

“Siç thashë kur kandidova, unë do të jem president për të gjithë amerikanët”, tha Biden, i cili fitoi zgjedhjet e nëntorit pa fituar Teksasin, për planet e tij.

Biden i ka kërkuar ekipit të tij të shpejtojë kërkesën e Teksasit për shpalljen e gjendjes së katastrofës, duke hapur rrugën për më shumë burime federale. Kështu u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Artikulli paraprak‘MBRËMJA SHTON VRANËSIRAT NË TË GJITHË TERRITORIN’, SI DO JETË MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërNASA PUBLIKON FOTOT E PARA ME NGJYRA NGA PLANETI MARS