Një mjekim I gabuar ka bërë që prej 17 vitesh të vuaj një dënim që nuk e kishte merituar. Ky është Tonin Zefgjini, shkodrani i cili si pasojë ka mbetur në dyert e spitaleve, këmbët e tij e kanë bërë gatit të paaftë për të jetuar dhe punuar normalisht.
Këmba e majtë sot është totalisht jashtë funksionit, ndërsa e djathta i degradohet dita-ditës, ndërsa lëviz vetëm me paterica. Këto vite nuk kanë qenë aspak të lehta për të, ndërsa është përballur me një fat aspak të mirë.
Megjithatë, sot është tejet I kënaqur me shërbimin e kualifikuar të Spitalit Rajonal të Shkodër.
Mjekimet e gabuara nuk janë të rralla në Shqipëri. Si pasojë e një vëmendjeje minimale nga mjekët dhe shërbimi i dobët shëndetësor, shumë shqiptarë kanë mbetur me pasoja.
Tonini është njëri nga ata raste, megjithatë jeta e tij ka vazhduar, me vështirësitë e mëdha të saj.