Reshjet e dendura të shiut të 8-nëntorit kanë lënë pas pasoja të konsiderueshme në Mirditë.Dalja nga shtrati i Lumit Zmeja, përmbyti banesa e tokë bujqësore, si dhe u shkatërruan disa akse rrugore dhe ura në fshatin Tarazh dhe periferi të qytetit të Rrëshenit.Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi thote se kanë evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara dhe shumë shpejt do të ketë një fature financiare, ndërsa ka nisur ndërhyrja në pikat më problematike.

Bashkia Mirditë ka gati projektin e rehabilitimit të Lumit Zmeja i cili do të dërgohet për financim në Qeveri dhe organizata të tjera.Ndërhyje parashikon shmangien e përmbytjeve e njëkohësisht kthimin në mjedis atraktiv për qytetaret.

Reshjet e dendura te shiut të fillimit të këtij muaji në Mirditë, nxoren dhe njehere në pah rrezikun që paraqet Lumi Zmeja dhe nevojen për ndërhyrje sa më të shpejtë.

Artikulli paraprakALIJA: BANORËT DERI NË 10 ORË PA ENERGJI
Artikulli tjetërDHUNA PËRMES NJË DRAME