Nga zona e Vilunit në Velipojë nxënësit e shkollave përcollën mesazhe të rëndësishme me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe ujrave detarë.
Në këtë nismë qendra i Informimit të Bashkimit Evropian mori mbështetjen e Drejtorisë Arsimore, Bashkisë Shkodër dhe shoqatave për mbrojtjen mjedisore. Për të dhënë kontributin e tij në këtë nismë ishte i pranishëm nënkryetari i bashkisë Dritan Meta. Nga plazhi i Velipojës, ai përcolli mesazhe bashkëpunimi me shoqërinë civile për të mbajtur pastër ambientin që na rrethon.
Krahas Ditës Botërore të Oqeanave, 8 qershori shënon edhe fillimin e javës së gjelbër. Pastrimi në bregdet nga nxënësit u shoqërua edhe me ndërgjegjësimin e pushuesve për mirëmbajtjen e plazhit.