Pastrim parash me turizëm mjekësor sekuestro llogarive të kompanisë ruse.

Sekuestrohen pas dy vitesh aktivitet në Shqipëri llogaritë bankare të kompanisë me pronar rus e cila ofronte shërbime të turizmit mjekësor me fokus në transplantin e organeve. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e sekuestros së llogarive të kompanisë “A News Life 4 U” me administrator shtetasin rus Robert Shpolinske. Nga hetimet e agjentëve të parandalimit të pastrimit të parave deri në këtë fazë ku është vendosur sekuestro rezulton se nga ana Seksionit për Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tirane janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshime për një rast pastrimi parash nga ana e shtetasit Robert Shpolinske i ditëlindjes 15.05.1980 si dhe shtetasit rus Boris Igor Wolfman/Volfman i ditëlindjes 11.03.1984. “A New Life 4U” rezulton se është hapur në Shqipëri më 11 nëntor 2014 dhe është një kompani që operon në Tiranë nën drejtimin e Robert Shpolinske. Por çfarë shërbimesh ofron kjo kompani? Referuar të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit “Objekti i shoqërisë do te konsistojë në fushën e turizmit mjekësor, gjithë shërbimet administrative dhe shoqëruese për turizëm mjekësor me sferë kryesore të veprimtarisë transplantimin e organeve, konsultim mjekësor, prenotimi i fluturimeve, ofrimi i asistencës personale për pacientët në vendin përkatës ku do të jepet trajtimi mjekësor, alokimi i pacientëve (klientëve), prenotimi i akomodimit, si dhe çdo veprimtari tjetër e lidhur me sa me sipër”. Dyshimet mbi aktivitet të paligjshëm të kësaj kompanie dhe transaksioneve të dyshimta për pastrim parash kanë lindur në momentin që nga Izraeli drejt Shqipërisë janë transferuar 40.975 dollarë, transfertë kjo e kryer nga Boris Igor Wolfman i proceduar në Izrael në 2007 për paligjshmëri të transplantit të organeve.

Artikulli paraprakMINISTRI AHMETAJ VIZITON NJE FABRIKE RICIKLIMI MBETJESH
Artikulli tjetërVJEDHJA E BANKES NE BLLOK,VALUTA ISHTE PA NUMER SERIE TE RREGJISTRUAR