Pas nderhyrjes në fushen e Torovices dhe në siperfaqe te tjera problematike, drejtoria rajonale e ujitjes dhe kullimit Lezhë, me gjithë flotën e eskavotorëve të saj, ka përqëndruar punimet në rehabilitimin e sistemit të kullimit në fushën e Bregut të Matës, ku fermerët dhe familjet e kesaj zone sigurojnë të ardhurat e tyre nga të mbjellat e kulturave bujqësore.

Drejtori Ndue Preka bën të ditur se sipas programit buxhetor të kullimit, me investimin e Qeverise që kap vlerën 20 milion lek, është ndërhyrë në aksin e kolektorëve kryesor duke përmirësuar kullimin në një sipërfaqe prej më se 7000 hektarësh

Krahas punës së mirë që po behet drejtori Preka ngre shqetesimin se në realizimin e plote të ketij projekti janë bërë pengesë linjat elektrike të OSHEE-se dhe në ndonjë rast vetë fermerët me ndertimet e tyre mbi kolektor.

Vetë fermerët e kësaj zone shprehin vlerësim për punën e bërë.
Në bazë të programit buxhetor të kullimit, sipas drejtorit rajonal te ujitjes e kullimit Ndue Preka, flota e eskavatorëve do të nis punën në aksin e lumit Drin, për thellimin e zgjerimin e tij në segmentet me problematik, pasi nuk është ndërhyrë që në vitin 2006.

Programi buxhetor i kullimit po gjen zbatim edhe ne rrethet e tjera mbvartese te drejtorise rajonale te ujitjes e kullimit Lezhë, si në Shkoder e Kurbin.

Artikulli paraprakRAMA: DIKUR MJEKËT DHE INFERMIERËT I PUNËSONTE PARTIA NDËRSA SOT MERITOKRACIA
Artikulli tjetërKAPET SHKODRANI, SHPËRNDANTE EKSTAZI NË SHKOLLA